Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin e thellë 4-1. Një fitore në të cilën meritë të madhe kanë dy lojtarët shqiptarë, Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 39 nga goditja e dënimit.
VIDEO
⚽ Závěr první půle se Letenským povedl znamenitě! Po gólech Qazima Laciho a Albiona Rrahmaniho bude Sparta vstupovat do druhého poločasu s dvoubrankovým náskokem. #chanceliga pic.twitter.com/qzYrt4AgP4
— O2 TV Sport (@O2TVSportCZ) December 3, 2024
Ndërkohë, Rrahmani dha asist në golin e parë që u shënua në minutën e 2-të të ndeshjes, si dhe tundi më pas rrjetën me një supergol në minutën e 45. Me këtë fitore skuadra e Spartës së Pragës ka shkuar në kuotën e 31 pikëve dhe është ngjitur në vendin e 3-të në renditje./Sport Ekspres/