Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sparta e Pragës po luan në shtëpi përballë Salzburg. Kjo sfidë është momentalisht 3-0 në favor të ekipit çek.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte ai që shënoi golin e 3-të për të tijët. Pas një topi të marrë nga Olatunji, Laçi bëri lëvizje “alla-Messi” brenda zonës duke nxjerrë huq 2 mbrojtës dhe portierin.
Më pas, për dibranin ishte mjaft e lehtë që të dërgonte topin në fundin e rrjetës. Kujtojmë që Laçi është shqiptari i vetëm në fushë deri më tani. Tuci, Krasniqi dhe Rrahmani janë akoma në stolin e rezervave.
Goli i Qazim Laçit:
@env.alb2 Laci goal vs salzburg 😮💨 #albania #kosovo #laci #spartapraha ♬ original sound – env.alb