Cristiano Ronaldos i ka ikur nga duart një tjetër trofe në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez e mbylli sezonin pas asnjë kupë të fituar, teksa sot humbi shansin e fundit për një sukses të mundshëm me Al Nassr-in. Këta të fundit janë mposhtur nga Al Hilali në finale të Kupës së Mbretit. Ndeshja u përcaktua nga penalltitë, teksa loja përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.
Një sezon pa trofe nuk është kapërdirë lehtë nga Ronaldo. Ky i fundit nuk i ka përmbajtur dot lotët pas disfatës nga Al Hilali. Ish-lojtari i Realit të Madridit u shtri përtokë dhe nisi të qante si fëmijë. Shokë të skuadrës dhe anëtarë të stafit u përpoqën ta ngushëllonin, por më kot. Ronaldo e kishte të vështirë t’i ndalte lotët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ronaldo ficou inconsolável após a derrota na final da Taça saudita.pic.twitter.com/xHjGklc9FG
— B24 (@B24PT) May 31, 2024