Ylli i Shqipërisë do të luajë në Champions League, ja 3 ekipet e Serisë A që do shohin Mario Mitajn në EURO24

Date:

- Advertisement -

Mario Mitaj është padyshim ylli i madh i Shqipërisë. Ky lojtar luan me një personalitet të madh, nuk ka frikë për të dribluar këdo i del përpara dhe jep spektakël në fushën e lojës. Të gjitha aftësitë e tij i tregoi edhe kundër Suedisë, ku edhe pse kishte përpara yje të Premier League, ia doli me sukses dhe Silvinjo e quajti lojtarin e ndeshjes.

Juventusi ishte ekipi i parë i Serisë A që hodhi një vështrim nga Mitaj. Ishte vetë lojtari që në një intervistë për Koha Shtesë la të kuptohej se bardhezinjtë kishin një interesim për të, por nuk kishin bërë ende një ofertë zyrtare.

Por lista e ekipeve të interesuar për Mitajn është shtuar. Kështu mediat italiane bëjnë të ditura se Lacio ka hyrë në garë seriozisht për të marrë lojtarin e Lokomotivës së Moskës. Përveç Lacios, është edhe Bologna që e pëlqen këtë futbollist.

Si Juventusi ashtu edhe Bologna do të luajnë në sezonin e ardhshëm në Champions League, ndërkohë Lacio do të jetë pjesë e Europa League. Pra ende pa zbritur mirë në fushën e blertë, Mitaj duket se ka siguruar gjithçka për sezonin tjetër ndërsa nëse gjithçka do të shkojë në përsosmëri dhe Shqipëria do të shkojë larg në Europian, Mitaj mund të kalojë direkt në ekipet e klasit të parë. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Mirlind Daku tund rrjetën përpara grumbullimit me Shqipërinë, sulmuesi shqiptar shënon golin e 6 në kampionat

ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m— «Рубин» Казань...

Shembull për shkodranin Gruda, mbrojtësi i Arsenal pranon të shkojë te moshat e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit...

VIDEO/ Dopietë e Armando Sadikut, sulmuesi shqiptar ka shënuar 9 gola në 7 ndeshje

Armando Sadiku ka arritur të shënojë dy gola ditën...

U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha ndan detaje nga historia e saj e dashurisë me 27 vjeçarin

Dashuria nuk njeh moshë dhe pengesa, ishte ky mesazhi...