Zgjohet nga koma avokati Sokol Mëngjesi, flet e motra: Sytë e tij u hapën pas një ëndrre të keqe

Date:

- Advertisement -

Avokati Sokol Mëngjesi u zgjua nga koma dy ditë më parë, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në zonën e ish-Bllokut.

Motra e avokatit, Ida Mëngjesi, ka reaguar mëngjesin e sotëm me një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë ata të cilët ishin pranë familjes në ditët e vështira ku Mëngjesi ishte në koma apo i intubuar.

“Ne këto ditë të kobshme që kanë zgjatur si muaj kemi mësuar se asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të dhe mbi ne, në një mënyrë të papërshkruar me fjale!”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.

Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!

Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!

Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Fieraku triumfon në Greqi! Lë pas grekët në “Survivor“ dhe fiton 100 mijë euro

Shqiptari Daniel Nurka, me origjinë nga qyteti i Fierit...

Skandali më i madh në Europianin e Gjermanisë, a ishte e fiksuar që Rumani-Sllovaki të mbyllej barazim?

Ky Europian është vërtet poshtë pritshmërive dhe nivelit që...