“Zvicrës ia kisha borxh njërin djalë, krenari që Arlindi përfaqëson Shqipërinë”, Afrim Ajeti: Kam një peng me Kosovën

Date:

- Advertisement -

Babai i Arlindit, Albionit dhe Albianit, Afrim Ajeti është rikthyet të flasë për zgjedhjet e djemve të tij. Ajeti thekson se është shumë krenar që Arlindi do të përfaqësojë Shqipërinë në Euro 2024. Ndër të tjera ai nënvizon se Zvicrës ia kishte borxh njërin djalë, pasi “helvetëty” i kanë ndihmuar të 3 të bëhen profesionistë.

Gjithashtu ndjen keqardhje që Albiani nuk zgjodhi të përfaqësonte Kosovës. Gjatë intervistës për “Sport Plus”, babai i mbrojtësi të kombëtares bëri edhe një parashikim për sfidat e Shqipërisë, ndërsa shpreson të kualifikiohemi në fazën tjetër.

“Jam në kontakt gjatë gjithë kohës me Arlindin. Është krenari për mua që ai përfaqëson Shqipërinë në Euro 2024. Do jemi e gjitha familja në Dortmund dhe do të ndjekim çdo sfidë dhe ishalla kalualifikohemi.

Zvicrës ia kam pas borxh njërin djal, pasi ka kontribuar për të 3 shumë. Arlindi ka qenë në të gjitha grupmoshat deri te U-21 me Zvicrën. Një telefonatë bëri që Arlindi të vendosë për të luajtur për Shqipërinë. Albiani vendosi për Zvicrën.

Dëshira ime ka qenë që Albioni të vendoste për të luajtur për Kosovën, por ishte zgjedhja e tij dhe vendosi për Zvicrën. Ishte edhe Zvicra që insistoi shumë, e cila siç e thash ka investuar shumë për të 3 çunat.

Unë si prind i 3 djemve të mirë futbollista dëshiroj që të rinjtë të luajnë për Kosovën dhe Shqipërinë.

Shqipëri – Zvicër, për kë do të bënte tifo? Zerma rreh për Shqipërinë.

Një prashikim për Shqipërinë në Euro 2024? Unë e parashikoj që në Euro 2024 Shqipëria do marri 3 pikë ndaj Italisë dhe 1 kundër Kroacisë. Kjo kombëtare ka kualitet dhe ka më shumë se në Euro 2016.

Kosova? Trajnerit të ri të Kosovës sigurisht i duhet dhënë pak kohë. Kosova ka potencial, ka lojtarë që luajnë në nivele të larta, ky ëhstë vetëm fillimi i trajnerit të ri. Mendoj që me kohën edhe Kosova do të arrijë objektivin që është kualifikimim në Kampionatin Europian ose Botëror”, ka deklaruar Ajeti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ana e errët e Europianit! Skema që dogji Shqipërinë, gjermanët: Pati fiksime rezultatesh dhe kalkulime

Ky Europian duket hequr pjesëmarrjen e Shqipërisë, nuk ka...

Momenti kur Astrit Avdylit i vihen prangat, shikoni si tenton t’i shpëtojë policisë (VIDEO)

Ditën e sotme është arrestuar koka e bandës së...

Analizë/ Krahasimi mes De Biazit dhe Silvinjos, kush rezultoi trajner më i mirë me Shqipërinë në Europian?

menjëherë historinë pasardhëse me ta. Pika tjetër ku Silvinjo kryeson...