26-vjeçari që humbi jetën në aksident

Date:

- Advertisement -

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje. Mësohet se Eri Naska 26 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 26-vjeçari ka ndërruar jetë, teksa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related