“Fëmija i pa të gjitha”, partnerja e Roan Brahimit: Isha me të në makinë, tani s’jam mirë

Date:

- Advertisement -

Partnerja e 32-vjeçarit shqiptar, Roan Brahimi që u ekzektua pak ditë më parë në Athinë ka treguar detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

Duke folur për mediat greke ajo ka deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se Roan Brahimi do të vinte në Athinë pasi nuk i kishte treguar asgjë.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”.

Në momentin e atentatit ajo ishte e pranishme në makinë por thotë se nuk mban mend sesi ndodhi ngjarja. Ajo tha se fëmija i mitur i ka parë të gjitha ato që kanë ndodhur.

“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë”.

Mediat greke kanë raportuar se në momentin e atentatit partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”. Më pas në vendngjarje ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Spektakël me surpriza, Burimi rrëfen jetën plot vështirësi

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme të “BBVK”, një...

“Saidja më TRADHËTOI me Noizy-n, TRONDIT Gerti i “Perputhen”: Ja mesazhet dhe videon që i kapa në telefon!

Gerti Gjici, ish-konkurent në ‘Përputhen’ ishte i ftuari i...