“Na dërgoi në nivel tjetër, por të pranoj gabimet”! Munishi për Silvinjon: Sa netë pa gjumë të duhen për të mos lënë në stol Arbër Hoxhën?

Date:

- Advertisement -

Shqipëria humbi ndaj Spanjës në shifrat 0-1 dhe mbylli përfundimisht ëndrrën për të kaluar grupin në Europian. Trajneri i njohur, Ismet Munishi, ishte i ftuar në Koha Shtesë dhe bëri analizën e tij në lidhje me këtë takim dhe prezantimin e Shqipërisë në Gjermani.

“Silvinjo ka kaluar shumë netë pa gjumë para Europianit, nuk e dyshoj, respekt për punën e tij, ka bërë punë të madhe, unë i besoj. Nuk e di sa netë pa gjumë duhet të rrish që të kalosh Bajramin si sulmues krahu, nuk pajtohem fare. Nuk duhet të rrish shumë netë pa gjumë që të shohësh Arbër Hoxhën që shkatërron Kroacinë dhe e lë prapë në stol. Këtu nuk pajtohem fare me Silvinjon. E kemi lavdëruar kur ka bërë punë të mirë, na ka dërguar në nivel tjetër, e pranoj, por edhe Silvinjo duhet të pranoj gabimet e tij. Në një konferencë për shtyp tha se i ka besuar lojtarëve që kanë luajtur në kualifikime dhe për këtë arsye Seferi kishte përparësi ndaj Arbër Hoxhës, atëherë përse nuk e more Cikalleshin, se ishte lojtari kryesor në kualifikime? Kjo bie ndesh”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...