“Nuk mund të jem më i lumtur se kaq”, De La Fuente duartroket skuadrën e tij: U kurorëzuam me meritë kampionë

Date:

- Advertisement -

Spanja shpallet kampione e Europës për të 4-tën herë në histori. Trajneri Luis De La Fuente është shprehur për mediat pas fitores kundër Anglisë se nuk mund të jetë më i lumtur se kaq. Ai ka duartrokitur skuadrën e tij për këtë sukses të jashtëzakonshëm, teksa thotë se kurorëzimi si kampion të Europës ishte tërësisht i merituar.

“Nuk mund të ishe më i lumtur, duke parë tifozët, lojtarët… sot ishte një ditë e mrekullueshme. Një ekip u kurorëzua me meritë kampion europian. Sot jam edhe më i lumtur e krenar dhe shpresoj që ky impuls të na shërbejë për të qenë më të mirë çdo ditë.

Gjithmonë mund të përmirësohemi. Ky është qëllimi ynë. Virtyti i kësaj skuadre është se ne gjithmonë mendojmë që të jemi pak më të mirë dhe do ta arrijmë, sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë. Janë shumë të mirë”, ka deklaruar Luis De La Fuente.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...