VIDEO/ Lamin Jamal ndryshon numrin te Barcelona, zgjedh atë të Leo Mesit

Date:

- Advertisement -

Lamin Jamal do të nisë këtë sezon te Barcelona jo më me numrin që i përket futbollistëve të akademisë. Këtyrë të fundit zakonisht u rezervohen fanella nga numri 26 e më sipër në klubin katalanas. Por tashmë djaloshi cilësohet pjesë e ekipit të parë dhe pritet të jetë titullar edhe pse 17-vjeçar.

Në edicionin e debutimit, Jamal luajti te katalanasit me fanellën me numrin 27, por tashmë ka vendosur që të zgjedhë një numër të ri, atë i cili më parë i përkiste Lionel Mesit., Nuk bëhet fjalë për numrin 10, pasi djaloshi mendon se do ende kohë për të mbajtur një fanellë të tillë dhe peshën që ka ajo. Ai do të mbajë numrin 19, të cilin Mesi e veshi në vitet e tij të para te Barcelona.


Ai luajti me atë numër nga viti 2006, deri në vitin 2009, kur më në fund katalanasit i besuan atij numrin legjendar 10 që tashmë identifikohet me argjentinasin.

Jamal mbajti numrin 19 edhe në radhët e përfaqësueses së Spanjës, duke u bërë protagonist absolut në Euro 2024, ku dha katër asiste dhe shënoi një gol.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...