Situata e zjarreve në Shëngjin sa vjen e bëhet edhe më tepër alarmante.
Mesditën e sotme flakët kanë arritur deri në bregdet, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke djegur disa çadra plazhi.
Pushuesit janë larguar me çanta nga plazhi i mbuluar me tym, ndërsa punonjësit po përpiqen të zhvendosin sa më shumë çadra kashte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Nga ana tjetër zjarrfikësit po përpiqen të vënë në kontroll flakët që iu janë afruar resorteve plot me pushues.
Kujtojmë se zjarri, i cili filloi në malin pranë zonës, u përhap shpejt drejt bregdetit për shkak të erës së fortë. Në mal ka patur edhe disa shpërthime të forta për shkak të municioneve të vjetra që gjenden nën tokë.