Pasagjerët me sytë nga qielli, “WizzAir” dhe “Ryanair” shtyjnë pa justifikim fluturimet nga Rinasi

Date:

- Advertisement -

Qindra pasagjerë që kanë mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të udhëtuar drejt vendeve europiane, kanë mbetur me sytë nga qelli. Avionët e tyre nuk kanë ardhur dhe kompanitë përgjegjëse kanë njoftuar shtyrjen e fluturimeve.

Një precedent i përsëritur në aeroportin kryesor të Shqipërisë, pasi destinacionet fundore të avionëve që nisen nga Rinasi raportojnë situatë normale në aeroportet e tyre dhe këto anulime janë të pajustifikuara.

Dy kompanitë “WizzAir” dhe “Ryanair” siç duket nuk kanë ruajtur avion për fluturime nga Shqipëria dhe janë detyruar të lënë me sytë nga qielli qindra pasagjerë.

Shto këtu, edhe faktin se të gjithë udhëtarët kanë mbërritur të paktën 2-3 orë para në Aeroportin “Nënë Tereza” për shkak të fluksit të lartë të fluturimeve dhe pasagjerëve, ndërsa tashmë nuk kanë as një orar se kur do të bëhet fluturimi i tyre.

Newsbomb.al ka denoncuar vazhdimisht raste të tilla kur kompani fluturimesh si “WizzAir”, apo tani edhe “Ryanair”, nuk ruajnë avionë për fluturime nga Shqipëria dhe në minutën e fundit njoftojnë pasagjerët për anulim apo shtyrje të fluturimeve.

Siç shihet dhe nga kjo fotografi e mbërritur në redaksinë tonë, pothuajse 80% e fluturimeve të këtyre dy kompanive nga Rinasi janë të anuluara ose të shtyra për një orar tjetër. Nisjet e sotme të “WizzAir” dhe “Ryanair” mund të numërohen vetëm me gishtat e njërës dorë.

© Newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...