Florian Wirtz injoron rivalët nga Mynihu: Fitojmë sërish titullin e Bundesligës

Date:

- Advertisement -

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme sezonin e kaluar Florian Wirtz është i lidhur me pothuajse të gjitha klubet kryesore në Europë, veçanërisht te Bajern Mynih. Megjithatë, i riu e lë të hapur se ku do të shkojë në “stacionin” e radhës.

Presidenti i Nderit te bavarezët, Uli Hënes, madje e konfirmoi këtë disa herë. Sipas “Kicker”, ka pëshpëritje në Sabener Strase se verën e ardhshme ata do të jenë të përgatitur të hapin “kuletën” për të firmosur me talentit e Leverkusenit. Megjithatë, një ndryshim në dritaren aktuale të transferimeve është i pamundur. Florian dëshiron të qëndrojë në “Bay Arena” edhe për një vit. Në një intervistë te “Kicker”, ai foli për planet e tij të ardhshme.

“Unë nuk kam një ide të qartë. Jam shumë i lumtur që mund të luaj sërish futboll pas pushimit veror. Para së gjithash, po përpiqem të arrij objektivat e mia me ekipin. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë në një moment të dytë, por e ritheksoj se nuk kam ende një plan,” bëri të qartë 21- vjeçari. Kur u pyet për garën për titull, Wirtz ishte i sigurt. Edhe pse skuadra e Mynihut ka sjellë disa lojtarë “të cilët sigurisht do t’i forcojë”, futbollisti me prirje ofensive është i mendimit “se diferenca mes Bajernit dhe skuadrave të tjera më të mira nuk është më aq e madhe sa ishte vitet e fundit”.

Kjo e bën atë të sigurt se do të jetë në gjendje të mposhtin sërish rekordmenët e Gjermanisë edhe në vitin e ardhshëm.

“Nuk do t’i qasemi me arrogancë kësaj pyetje, por e dimë që Bajerni është aty ende në ligë. Sigurisht që ne do të përpiqemi t’i mposhtim dhe jemi gati të tregojmë versionin më të mirë. Fakti që në gjirin e tyre ndodhen një dyzenë talentesh dhe lojtarë me përvojë duhet të na mbajë vigjilentë”, përfundoi me vetëbesim të lartë Florian Wirtz.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...