E kërkon Liverpool, New York Times “përkëdhel” Asllanin: Po kalon në një tjetër nivel

Date:

- Advertisement -

Inter mbetet favoriti kryesor për të triumfuar në Serie A, për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa Inzaghi dhe pjesa tjetër e stafit drejtues vijojnë përgatitjet për të qenë gati për fillimin e sezonit të ri. Këtë periudhë vere në shtëpinë zikaltër është lakuar shpesh edhe emri i Kristjan Asllanit, me mesfushorin kuqezi që shihet ka shumë klube si një përforcim potencial.

Pavarësisht se Asllani në çdo dalje publike ka shprehur vullnetin e tij për të vijuar karrierën në Milano, emri i tij mbetet fiks në tregun e transferimeve. Pak ditë më parë u fol për një interesim nga ana e Liverpool, ndërsa për të promovuar edhe më shumë yllin kuqezi ka menduar prestigjiozja New York Times:

Sezonin e shkuar nisi vetëm 6 ndeshja nga minuta e parë në Serie A, por vërtetoi se mund të luajë si një regjisor në skuadrën e Simone Inzaghi-t. Me një cilësi të mirë taktike, i aftë të luajë me të dy këmbët, 22-vjeçari po e dërgon nivelin e tij të lojës në rritje”, shkruan ndër të tjera New York Times.

Pavarësisht ofertave të ndryshime që vijnë, Inter nuk ka ndërmend të privohet nga Asllani, i cili mbetet zëvendësuesi i vetëm i Calhanoglu, por as vetë lojtari nuk ka ndërmend të largohet nga Inter, të paktën jo këtë sezon.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...