“Mos flirtoni me gratë shqiptare, kafen mos e pini në banak…”, udhëzimi “surreal” për agjentët italianë të kampit në Gjadër: Kujdes, shqiptarët dinë italisht!

Date:

- Advertisement -

Një manual gati-gati surreal e cilëson La Reppublica atë që u është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit, burrave dhe grave që do të dërgohen për të menaxhuar burgun 20-vendësh për emigrantët në Gjadër: nga mënyra se si të vishen deri te si të pinë kafe.

Manuali i publikuar nga La Reppubblica, nis me parantezën: Populli shqiptar është shumë miqësor, por duhet të keni parasysh disa rregulla të nevojshme.

Si fillim, “shmangni flirtimin me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij që joshet nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq”. Dhe meqë jemi këtu, duke qenë se janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur”, thuhet mes të tjerash.

Të tjera udhëzime të bëra publike nga La repubblica janë:

– Shqiptarët nuk duan të nënvlerësohen, ndaj mos u sillni kurrë me një qasje superioriteti.

– Është një popull modest, kështu që nudizmi apo veshja e papërshtatshme në publik nuk janë të mirëpritura.

– Shmangni flirtimet me gratë shqiptare në disa kontekste . Bëhet fjalë për një shoqëri konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që di apo sheh që gruaja e tij joshet nga një burrë tjetër mund të reagojë në një mënyrë të keqe.

– Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ekzistojnë krimet e vogla (s’ka vjedhje, grabitje, apo ngacmime seksuale) prandaj shmangni qëndrimet “në mbrojtje”

– Në Shqipëri nuk ekziston fantazimi fetar. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane aty bashkëjetojnë disa fe.

-Konsumimi i kafes nuk është në banak, por vetëm ulur, në restorante përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”.

Dhe, në fund, rekomandimi i rekomandimeve: “Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht!”./Përshtati VoxNews

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related