Masterplani për “Adem Jasharin”: Muze kombëtar të rezistencës e xham transparent për shtëpitë e familjes

Date:

- Advertisement -

Projekti që veç si planifikim shkon te afër 8 milionë euro, është prezantuar si koncept i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës për të trajtuar 450 hektarë sipërfaqe në Prekaz e Skenderaj. Kostoja përfundimtare e implementimit nuk është prezantuar përderisa veç detajizimi i planit, sipas kontratës, shkon te 22 muaj.

Të mbledhur në një hotel luksoz në periferi të kryeqytetit, zyrtarë qeveritarë e anëtarë të familjes Jashari janë bërë bashkë përballë projektorit ku është prezantuar dizajni i master-planit që shtetit do t’i kushtojë 7 milionë e 890 mijë euro, veç si projektim. Pas një historie të gjatë me komisione ndërqeveritare, komisione profesionale, përgatitje të detyrës projektuese, konkursit ndërkombëtar, paditjes së Ministrisë së Kulturës për këtë proces e tërheqjes së padisë, Qeveria ka arritur që të ketë tenderë mbi konceptin e kompleksit “Adem Jashari”

Me shtëpitë e Jasharëve të mbështjella me xham transparent e ish-fabrikën e municionit të shndërruar në muze kombëtar të rezistencës, koncepti i master-planit i prezantuar të hënën mbrëma synon ta bëjë kompleksin memorial “Adem Jashari” në hapësirë multifunksionale. Projekti që veç si planifikim shkon te afër 8 milionë euro, është prezantuar si koncept i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës për të trajtuar 450 hektarë sipërfaqe në Prekaz e Skenderaj. Kostoja përfundimtare e implementimit, nuk është prezantuar përderisa veç detajizimi i planit, sipas kontratës, shkon te 22 muaj.

Të mbledhur në një hotel luksoz në periferi të kryeqytetit, zyrtarë qeveritarë e anëtarë të familjes Jashari janë bërë bashkë përballë projektorit ku është prezantuar dizajni i master-planit që shtetit do t’i kushtojë 7 milionë e 890 mijë euro, veç si projektim. Pas një historie të gjatë me komisione ndërqeveritare, komisione profesionale, përgatitje të detyrës projektuese, konkursit ndërkombëtar, paditjes së Ministrisë së Kulturës për këtë proces e tërheqjes së padisë, Qeveria ka arritur që të ketë tenderë mbi konceptin e kompleksit “Adem Jashari”.

Përfaqësuesit e konserciumit që është shpallur fitues e ku prin kompania gjermane “Gerber Architekten International GmbH”, me seli në Dortmund të Gjermanisë, kanë shpalosur imazhe të konceptit të master-planit.

Dyshja që nuk janë prezantuar me emra kanë treguar se nëpërmjet projektit të tyre duan të krijojnë një atmosferë të hapësirës për qëndrim e ku vizitorët mendojnë se çfarë ka ndodhur e çfarë do të thotë ajo për të ardhmen. E kanë përshkruar krejt hapësirën si një lokacion me ndjeshmëri të jashtëzakonshme.

“Çka duam të bëjmë te shtëpitë e rezistencës është t’i ruajmë ato. Po ashtu t’i vendosim në një format me transparencë të plotë në mënyrë që të shihen të gjitha gjërat. Transparenca e xhamit shkon duke humbur sa më larg që shkojmë”, ka shpjeguar një prej projektuesve.

Sipas tij, nga shtëpitë e rezistencës vazhdohet në shtegun që çon te kulla.

“Nga perspektiva e konservimit, do të jetë mjaft sfiduese që të ruhet pika vrojtues. Jemi në konsultime se si do të veprojmë. Afër pikës vrojtuese do të jetë platforma që ofron një perspektivë tjetër. Rëndësia është që të kuptohet se çfarë kanë parë ata që kanë qenë në kullën vrojtuese”, ka shpjeguar ai.

Kurse sa i përket ish-fabrikës së municionit është thënë se ajo do të transformohet në muze kombëtar të rezistencës.

“Element kyç do të jetë çatia e re në fabrikën e municionit. Kjo mbulesë është e dizajnuar si vend për festa. Këtu do të ketë performanca, ligjërata e ngjarje të tjera. Më pas afër aty e kemi hapësirën që e paramendojmë për zanatlinjtë”, kanë shpjeguar projektuesit. Kanë bërë të ditur se në atë ambient muzeor do të tregohet historia e ish-fabrikës, si vend i punësimit, pastaj i forcave serbe e vend që është bombarduar nga NATO-ja.

“Do të ketë ekspozitë të përhershme. Aty do të jetë storia e familjes Jashari dhe familjeve të tjera. Aty do të kuptohet rezistenca. Këtu duam të përfshijmë edhe pjesën audivizuale, kontributin e grave e pastaj edhe një hapësirë për fëmijë. Këtu duam që t’iu ndihmojmë fëmijëve që ta kuptojnë historinë dhe të shohin vetë rolin e fëmijëve në luftë”, kanë shpjeguar projektuesit. Kanë bërë të ditur se do të ketë po ashtu një kullë të vizitorëve ku ata mund të ngjiten dhe të kenë një pasqyrë të tërë të kompleksit memorial.

VIDEO:

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related