Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Stresit në foton të lajmërojë ata.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Kotë-Vlorë Shqipёri”, njofton policia.
Në incidentin në Pejë mes Noizyt dhe Medi Isenit u tha se ka qenë i përfshirë edhe reperi tjetër, Stresi. Madje, u raportua që sherri mund të ketë qenë një kurth nga Arkimed Lushaj (emri i vërtetë). Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest dhe ka shpallur në kërkim fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.