Noizy vazhdon të jetë i ndaluar në Shqipëri, flet miku i tij

Date:

- Advertisement -

Reperi i njohur shqiptar, Noizy është arrestuar nga policia në Shqipëri pasi ajo e Kosovës e shpalli në kërkim dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Artisti akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” bashkë me DJ Crax dhe Stresin, pas një rrahje që ndodhi në një klub nate në Pejë disa ditë më parë.

Reperi po vazhdon të jetë i ndaluar në Shqipëri deri në ekstradimin e tij në Kosovë, dhe për këtë ka folur miku dhe bashkëpunëtori i tij Varrosi, njofton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Instagram, ai e quajti ndalimin e tij të padrejtë pasi siç thotë ai, artisti është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen.

“Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim që disa personazhe që përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë”, shkroi Varrosi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Varrosi i cili është poashtu reper i njohur, kërkoi nga ndjekësit e tij ta shpërndajnë postin dhe të jenë me #Noizyn, pasi sipas tij ai nuk është fajtor.

Lexoni më poshtë të plotë deklaratën e Varrosit:

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...