Pavarësisht se nuk ishte pjesë e EURO24, Silvinjo duhet të marrë në llogari edhe Keidi Baren për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë. Vecanërisht nëse mesfushori ruan nivelin e tij të lartë, siç e tregoi edhe në ndeshjen e fundit miqësore kundër Gimnastic.
Ishte hera e parë që Bare luante si titullar te Zaragoza, ndërsa këta të fundit fituan në shifrat 0-1. Por për Baren kjo nuk ishte një ndeshje miqësore, ai u tregua shumë energjik, i lëvizsshëm dhe shpalosi të gjithë aftësitë e tij.
Në videon e më poshtë mund të ndiqni pak nga performanca e Bares, që i ka habitur të gjithë tifozët e Zaragozës, për mënyrën sesi Keidi ka marrë “çelësat e mesfushës” pavarësisht se ka fare pak kohë në këtë skuadër.
Disa pamje nga performanca e shkelqyer e Keidi Bare, video:
El partido ayer de Keidi es cosa seria.
— Álex Cuadrado (@alexcuadradoo_) August 8, 2024