“Kokëfortësia” e Kurtit për të hapur Urën e Ibrit dhe paralajmërimet e BE-së!

Date:

- Advertisement -

Ata nuk do të përparojnë, por do të ndëshkojnë veten dhe do të ndëshkojnë popujt e tyre dhe nuk do t’i afrohen BE-së.

Hapja e Urës së Ibrit është kthyer në një tjetër synim nga ana e qeverisë së Kosovës, por nga ana tjetër në një “dhimbje koke” për BE-në, e cila po mundohet të ulë palët në tavolinën e dialogut.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar sërish veprimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit, duke ripërsëritur se vendimi për hapjen e saj duhet të merret përmes dialogut në Bruksel.

Pavarësisht thirrjeve të BE-së, Stano tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se është i vendosur ta hap urën.

Në një intervistë për median serbe “N1”, Stano tha se urat janë për bashkim të njerëzve, por shtoi se ajo e Ibrit është çështje shpërthyese që duhet të zgjidhet me dialog.

“Urat zakonisht i bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj kemi thënë gjithmonë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike dhe si të gjitha çështjet problematike duhet të zgjidhet me dialog. Sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, tha Stano.

Më tej zëdhënësi i BE-së, kujtoi se javën e kaluar përfaqësuesit e rëndësishëm të vendeve të BE-së dhe SHBA-s u takuan me Kurtin dhe i kërkuan atij që të mos e hapë urën në mënyrë të njëanshme. Por sipas Stanos, Kurti ishte i vendosur për ta hapur urën, gjë që do të sjellë pasoja për Kosovën.

“Të gjithë miqtë e Kosovës, SHBA, vendet më të rëndësishme dhe Bashkimi Evropian, shkuan te kryeministri Albin Kurti dhe i thanë: Mos e bëj këtë, mos bëj lëvizje të njëanshme, mos e hap urën. Por ai duket i vendosur ta bëjë këtë. Prandaj thamë, ‘jo, do të ketë efekte shumë negative’. Kërkojmë nga autoritetet të parandalojnë dhe shmangin hapat që do të çojnë në konfrontime dhe përshkallëzim më të madh. Sepse i lëndon njerëzit në terren dhe ju dhemb edhe juve, sepse Kosova është nën masat e BE-së dhe nën disa masa të ShBA-së për shkak të ndërmarrjes së përsëritur dhe të provuar të lëvizjeve që çojnë në përshkallëzim. Kjo Nuk i ndihmon askujt, përkundrazi, ndikon shumë negativisht te një numër i madh njerëzish”, tha Stano.

Më tej, ai tha se BE-ja nuk ndjek politika detyruese, të cilat do të dukeshin si ndërhyrje në punët e brendshme. Ai theksoi se puna e tyre është vetëm si këshillues dhe ndërmjetësuese. Por Stano paralajmëroi se veprimet destabilizuese dhe ato në kundërshtim me BE-në do të sjellin pasoja të mëdha dhe do t’i lenë Kosovën dhe Serbinë larg intergimit europian.

“Ne punojmë si ndërmjetës në dialog. Ndërmjetësi është si një mësues i mirë, i cili përpiqet të bëjë që dy nxënës kokëfortë të arrijnë ndonjë rezultat. Në këtë rast, ata të fillojnë të trajtojnë njëri-tjetrin normalisht. Ne këto nuk mund t’ua imponojnë atyre. Nëse ata nuk duan – na vjen keq. Ata nuk do të përparojnë, por do të ndëshkojnë veten dhe do të ndëshkojnë popujt e tyre dhe nuk do t’i afrohen BE-së. Sepse ata vetë thanë: ‘Ne duam të jemi pjesë e klubit tuaj evropian’. Pastaj Bashkimi Evropian tha: ‘Në rregull. Këto janë kushtet dhe ju lutemi plotësoni ato. Nëse nuk i plotëson, nuk do të jesh pjesë e klubit”, tha Stano.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...