Ksamil: Klienti denoncon faturën e fryrë te restoranti Poda

Date:

- Advertisement -

Një klient i pakënaqur ka denoncuar përmes një mesazhi në JOQ Albania një eksperiencë të papritur në një restorant në Ksamil. Sipas tij, gjatë një dreke në restorantin Poda, ai u përball me çmime të paqarta dhe një faturë të fryrë në mënyrë të padrejtë.

Klienti, i cili ishte bashkë me një tjetër person, pra dy veta, shprehet se kishte porositur peshk, të cilin stafi i restorantit e vlerësoi si 1 kg, por në faturë ishte shënuar si 2.4 kg, me një çmim total prej 21,600 lekësh të reja. Për më tepër, ai tregon se një pjatë karkalecash me peshë 700 gram u faturua 7,700 lekë të reja, një shumë që ai e konsideron të tepruar dhe të padrejtë.

Klienti shpreson që denoncimi i tij të publikohet për të paralajmëruar të tjerët për praktikat e ngjashme që mund të hasen në disa restorante përgjatë bregdetit shqiptar. Ai thekson se turistët dhe vizitorët duhet të jenë të kujdesshëm me menutë dhe faturat që u prezantohen në këto restorante.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...