Plazh me kosto zero! Banorët e Semanit, në det si para viteve 90-të

Date:

- Advertisement -

Në plazhin e Semanit, banorët e zonës, por edhe të ardhurit nga rrethe të tjera, vazhdojnë të ruajnë traditën e të bërit plazh si para viteve ’90, të cilën e quajnë “plazh me kosto zero.”

Megjithatë, edhe për pushuesit që zgjedhin plazhet private, kostoja e një shezlongu mbetet e përballueshme, duke arritur vetëm 300 lekë.

Shumë banorë të zonës dhe vizitorë të tjerë zgjedhin të improvizojnë çadra në bregdetin e Semanit për të kaluar pushimet e tyre pa shpenzime.

“Kam frekuentuar këtë plazh për më shumë se 5 vjet,” thotë një pushuese që ka ngritur një çadër në bregdet. “Jam këtu me familjen prej disa ditësh, dhe nuk kam shpenzuar asnjë lekë. Kam hapur një pus për të marrë ujë dhe ndriçimin e kemi zgjidhur me një panel të vogël diellor.”

I njohur për rërën kurative dhe ujin e pastër, plazhi i Semanit, që ndodhet 18 km larg qytetit të Fierit dhe ka një shtrirje prej 7 km vijë bregdetare, është frekuentuar gjithnjë e më shumë nga pushues nga Fieri dhe qytete të tjera. Pushuesit shprehen se çmimet janë shumë të lira në krahasim me plazhet e tjera, dhe çmimi prej 300 lekësh për një shezlong është tejet i arsyeshëm.

Top Channel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...