“Më shkatërrove jetën”, shqiptari ‘fiksohet’ pas 46-vjeçares italiane: Prej teje s’më dhanë letrat!

Date:

- Advertisement -

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Ravena, pasi akuzohet se ka përndjekur një grua 46-vjeçare.

Arsyeja nuk ishte as xhelozia, as ndonjë fiksim, por sepse mendonte se nuk merrte dot leje qëndrimi në Itali për shkak të gruas.

Një rast përndjekjeje, por pa asnjë lidhje romantike apo fërkime në bashkëpronësi (martesë apo fejesë),” shkruan media italiane.

Se si ndodhi e gjitha e shpjegon avokati i shqiptarit, Luigi Filippo Gualtieri. Sipas tij, shqiptari ishte shqetësuar se nuk i kishin dhënë lejen e qëndrimit.

Kështu që në qershor ai filloi të ngacmonte dhe ta përndjekte gruan, në një episod ishte bërë edhe i frikshëm duke i lyer murin e shtëpisë me bojë të kuqe.

Herë të tjera e 46-vjeçaren nëpër rrugët e Solarolos dhe të linte shënime në xhamin e përparmë të makinës së saj. Ndonjëherë i shkonte tek shtëpia dhe i binte ziles.

Ditën e arrestimit, italiania kishte dalë si zakonisht. Rreth orës 12.30, ajo vuri re që shqiptari po e ndiqte dhe për t’ju shmangur u ul në një lokal.

Të njëjtin veprim bëri agresori, i cili sipas dëshmisë së të dëmtuarës, i hodhi një gotë dhe një shishe, në tentativë për ta goditur, por për fat pa e lënduar.

Por nuk mbaroi këtu. Teksa ajo doli të kthehej në banesë, ai iu drejtua me fjalët akuzuese nga pas: Më shkatërrove jetën! Ndryshove rrugë!.

Një herë akuzohet se kërcënoi edhe familjen e 46-vjeçares, i dëmtoi biçikletën e babait të saj dhe kabinën e telefonit me fibra. Gjithashtu theu disa vazo qeramike në oborr, duke i hedhur në tokë.

Më pas, ka tentuar të godasë me disa sende prindërit e 46-vjeçares, derisa nisi të lante muret me dorë të përgjakur dhe u arrestua.

Për të gjitha këto veprime që nuk kanë një shkak, shqiptari do i nënshtrohet një ekspertize psikologjike për të zbuluar nëse ka probleme të shëndetit mendor.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...