As strategjitë e Gasperinit nuk i bëjnë dot ballë! Atalanta e Gjimshitit i dorëzohet mbretërve të Europës, Reali i Madridit fiton Super Kupën e UEFA-s

Date:

- Advertisement -

Një tjetër trofe në duart e lojtarëve të Realit të Madridit. Pas Ligës së Kampionëve, tashmë “los blancos” kanë fituar edhe Super Kupën e UEFA-s. Gasperini njihet për strategjitë e tij fituese, të cilat pak muaj më parë mposhtën edhe ekipin e vetëm që nuk kishte pësuar asnjë humbje gjatë gjithë sezonit, Bajer Leverkusenin. Por as strategjitë e Gasperinit nuk mundën t’i bënin dot ballë “mbretërve të Eurpës”.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën nuk pati tolerime nga ana e Realit. Në minutën e 59, Viniciusi bën një driblim mjaft të bukur në zonë dhe më pas e dërgoi topin te Valverde. Ky i fundit, i gjendur pak metra larg portës së zbrazur, nuk mund të bënte gjë tjetër veçse ta shtynte topin në rrjetë. Ndërkohë, në minutën e 68 ishte Kilian Mbapeja ai që vulosi shifrat përfundimtare në 2-1. Gjimshiti humbi kështu mundësinë të fitonte trofeun e dytë me Atalantën, ndërsa Reali i Madridit vazhdon të tregojë dominimin e tij në Europë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...