“Nuk e kuptoj fare, është gjë më “idiote” në futboll”! De Bryune flet hapur: Pse e shikoni një lojtar nga numri i pasimeve? Ai kthen topin mbrapa

Date:

- Advertisement -

De Bryune duket se është një lojtar që i pëlqen “shkolla e vjetër” e futbollit dhe është disi kundër këtij moderni. Këtu përfshihet edhe mënyra sesi mediat e raportojnë këtë sport dhe analizojnë lojtarët. Kur flasim për analizën e lojtarëve, veçanërisht të mesfushorëve, fjala kryesore e jona është statistika e pasimeve. Por menjëherë pas ndeshjes së djeshme të fituar 2-0 kundër Chelsea, De Bryune ka treguar saktësisht se përse kjo e dhënë është kaq “idiote” në futboll.

“Unë mund të bëj 96% të pasimeve të sakta, duke e kthyer topin në mbrojtje ose duke ia kaluar shokut të skuadër më afër meje, pa asnjë rrezik të ndërmarrë gjatë gjithë ndeshjes. Kjo nuk do të thotë se unë bëra diçka apo një ndryshim në lojë. Numri i pasimeve të sakta nga një lojtar në një ndeshje, për mua është gjëja më “idiote” në futboll. Të paktën, kështu mendoj unë. Nga të dhëna të tilla dikush do të thoshte që bëre një ndeshje brilante, kur në fakt ti nuk ke bërë asgjë. Nuk e kuptoj fare idenë e kësaj statistike”, tha De Bryune.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...