Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë/ Dy vëllezërit qëlluan me armë zjarri dy të rinjtë në Velipojë dhe ia mbathën, ata ndërruan jetë në spital

Date:

- Advertisement -

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...