Plagosi inxhinierin e ERE në Tiranë, zbardhet dëshmia e djalit të Erjon Goxharas: U revoltova, e pyeta pse e bëri…

Date:

- Advertisement -

Efektivi Erjon Goxhara, pasi plagosi punonjësin e ERE në Tiranë, ka takuar të birin. Më 19 gusht polici lëshoi 6 plumba në drejtim të Lorenc Kostës, më pas ka shkuar në banesë, ka marrë një çantë dhe është larguar.

Dëshmia e të birit ka zbardhur lëvizjet e Erjon Goxharës, i cili ka arritur që në zonën e Thesarit të Shtetit në Dajt, t’i largohet dy policëve civilë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, djali ka thënë se rreth orës 14:35 të 19 gushtit, pra pak pas plagosjes, ka marrë një telefonatë nga i ati, i cili i ka treguar se ka plagosur Lorenc Kostën. Të birit i ka kërkuar që të takohen te rrethi i Shkozës. Aty efektivi Goxhara ka mbërritur në këmbë, kanë marrë një taksi dhe janë nisur për në zonën e Freskut.

Sipas dëshmisë së djalit, sapo kanë mbërritur në zonën e Thesarit të Shtetit, kanë zbritur nga taksia dhe efektivi i ka thënë të birit ta ndiqte. Por në këtë moment, janë afruar dy punonjës policie civilë, të cilët ia kanë thirrur në emër efektivit Goxhara, por ky i fundit sipas dëshmisë së djalit, është larguar me vrap nëpër pallate duke thënë “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.

Sipas dëshmisë së djalit, sapo kanë mbërritur në zonën e Thesarit të Shtetit, kanë zbritur nga taksia dhe efektivi i ka thënë të birit ta ndiqte. Por në këtë moment, janë afruar dy punonjës policie civilë, të cilët ia kanë thirrur në emër efektivit Goxhara, por ky i fundit sipas dëshmisë së djalit, është larguar me vrap nëpër pallate duke thënë “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.

“Rreth orës 14:35 më ka marrë në telefon babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Pas kësaj telefonate më ka marrë sërish dhe më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi do të shkonim në zonën e Freskut. Unë kam dalë në vendin ku më tha ta prisja. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozës në këmbë, ne kemi marrë një taksi dhe jemi nisur për në zonën e Freskut.

Sapo kemi mbërritur te zona e Thesarit të Shtetit, kemi zbritur të dy nga taksia dhe shoferit të taksisë i tha të priste kurse mua më tha që ta ndiqja. Menjëherë në këtë moment sapo kemi zbritur na janë afruar 2 punonjës policie të veshur civil të cilët e kanë thirrur në emër babain tim dhe ai sapo i pa u largua me vrap mes pallateve duke u thënë këtyre personave që më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”, ka thënë djali, dëshmi e siguruar nga Tv Klan.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...