Aventurë 15-vjeçare, Manuel Neuer largohet nga Gjermania

Date:

- Advertisement -

Tashmë gjithçka është zyrtare, Manuel Neuer largohet nga kombëtarja e Gjermanisë. Është vetë portieri legjendar që ka marrë një vendim të tillë, për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar pas 15 vitesh.

Plot 124 ndeshja ka luajtur Neuer me fanellën e Gjermanisë, me të cilët fitoi edhe Kupën e Botës 2014. Sigurisht ai trofe u fitua edhe për meritë të tij pasi ka qenë një nga protagonistët kryesorë.

“Të dashur tifozë, e dashur Gjermani e futbollit. Pas më shumë se 15 vitesh dhe 124 ndeshjesh ndërkombëtare, sot përfundon karriera ime në kombëtaren gjermane të futbollit.Kushdo që më njeh e di që nuk e kam marrë këtë vendim lehtë.

Ndihem shumë mirë fizikisht dhe sigurisht që do të më interesonte edhe Botërori 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë. E megjithatë, pas shumë bisedave intensive dhe të gjata me familjen dhe miqtë e mi, arrita në vendimin se tani është koha e duhur për të përfunduar kapitullin tim në kombëtare”, shkruan ndër të tjera gardiani 38-vjeçar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...