I riu nga Gjermania vjen në Shqipëri: Po kërkoj babain tim! Quhet Gentian Hoxha!

Date:

- Advertisement -

Një i ri nga Gjermania, Justin Hoxha, ka ardhur në Shqipëri me një qëllim të veçantë: të gjejë babain e tij, të cilin nuk e ka parë prej 15 vitesh. Justin, 20 vjeç, ka deklaruar për redaksinë e JOQ Albania dhe TVA News se babai i tij, Gentian Hoxha, u zhvendos në Shqipëri në vitin 2009 dhe që prej asaj kohe, familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Gentian Hoxha, i lindur më 4 korrik 1981, ka jetuar më parë në Gjermani dhe sipas të birit, ka qenë në Durrës. Emri i babait të Gentianit është Imer Hoxha.

Justin ka shprehur dëshirën e madhe për t’u ribashkuar me babain e tij dhe kërkon ndihmë nga shqiptaret për të gjetur ndonjë informacion që mund të çojë në gjurmët e Gentianit. Ai apelon për çdo njeri që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e babait të tij, të kontaktojë me TVA ose JOQ.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related