Kryeminstri vizitë në shkollën Profesionale në Elbasan, batuta me studentin: Mos je nga Gjirokastra? Të shtrënguar e paske dorën

Date:

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Elbasan, në shkollën Profesionale të qytetit.

Rama u shpreh se në atë shkollë studiojnë 1400 nxënës, me +8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar.

E nuk kishte se si në këtë takim me nxënësit të mungonin edhe batutat e kryeministrit. Në një moment një nga nxënësit i ka dërguar një kafe vetëm kryeministrit, ndërsa Rama tha se nuk do pinte vetëm kafe, teksa me humor e pyeti djalin e ti nëse ishte me origjinë nga Gjirokastra.

“Si të më bëjë mirë? Çfarë jam unë këtu, diversant që të pi kafe vetëm? Nuk ka nevojë për ëmbëlsira, na bëj ndonjë kafe. Nga Gjirokastra jeni ju? Shumë të shtrënguar e paske dorën”, tha ai.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related