“Kam dashuri të veçantë për Milanin, por Reali është klubi më i mirë në botë”, Ançeloti i gëzohet 300 ndeshjeve në stolin e madrilenëve: Thuajse një mrekulli!

Date:

- Advertisement -

Karlo Ançeloti është paraqitur përballë gazetarëve në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes kundër Alavesit. Italiani do të drejtojë nesër Realin e Madridit për të 300-n herë. Një fakt të cilin ai e quan thuajse një mrekulli. Ançeloti është shprehur se ka një dashuri të veçantë për Milanin, por Reali për të është klubi më i mirë në botë.

“Kemi filluar të kemi një rrjedhshmëri të mirë loje. Por në çdo garë duhet të vuash, të liftosh, të garosh. Jemi më mirë dhe do të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme. 300 ndeshje si trajner i Realit të Madridit? Kam pasur fatin të drejtoj klube të mëdha, si Milani, për të cilin kam një dashuri të veçantë, sepse kam qenë lojtar. Por Real Madridi është klubi më i mirë në botë, nuk ka dyshim për këtë. Nesër do të arrij 300 herë në këtë stol… Nuk them se është mrekulli, por thuajse një mrekulli”, ka deklaruar Karlo Ançeloti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Mjafton një klik në internet”/ Deri në 1500 euro dita, Tirana lulëzon me eskorta të huaja!

Në kushtet kur turizmi në vend ka pasur rritje...

“Je shitur për 500 euro”, Klea Prenga reagon pas komentit të nënës së Antonelës

Modelja Klea Prenga ka reaguar sërish në rrjete sociale...

VIDEO/ “Mos më prek mua”, përplasja e Haaland me ish-sulmuesin e Cityt bën xhiron e rrjetit

Manchester City barazoi në frymën e fundit përballë arsenalit...