Real Madrid e sheh veten si “viktimë” të arbitrave, arsyeja qesharake pse u dënua Modriç: Bëri vëzhgim teknik…

Date:

- Advertisement -

Në ndeshjen kundër Alavesh, lojtarët e Real Madrid morën tre kartonë të verdhë për shkak protestash. Valverde, Vinicius dhe Modriç u ndëshkuan për kundërshtim të arbitrit. Por nëse për dy të parët gjithçka është e kuptueshme, për Modriç është një tjetër histori.

Kroati ka shiritin e kapitenit në krahë dhe atij i lejohet që t’i kërkojë llogari arbitrit për vendimet e marra. Por Alejandro Muniz nuk ngurroi dhe i tregoi kartonin e verdhë.

Tifozët e Real Madrid nuk e kanë besuar dot arsyen që është shënuar në raport sa i përket ndëshkimit të Modriç. “Modriç mori karton për vëzhgime teknike dhe komentim të vendimeve të mia”, ka shkruar arbitri. E gjitha kjo ka çuditur edhe Ancelotin që u shpreh: “Modriç është kapiten, ka të drejtë të flasë me arbitrin. Përgjigjen e ka vetëm arbitri”, tha Anceloti, ndërsa tifozët madrilen mendojnë se po dëmtohen nga gjyqtarët.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Trajneri i Barcelonës ndërpret dy herë konferencën, Flik: Nuk jemi nën presion, pse habiteni me Levën?

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka dalë në konferencën...

Debutimi i Mario Mitajt në ekipin e yjeve të Europës, tregon gjithë klasin e tij

Mario Mitaj ka bërë më në fund debutimin e...

500 mijë firma të mledhura për referendumin në Itali: Shtetësia pas 5 vitesh, jo 10

Që prej datës 6 shtator, në Itali janë mbledhur...

Prej kohësh larg njëri -tjetrit, Meriton Mjekiqi publikon momentin emocionues kur takohet me djalin!

Meriton Mjekiqi ishte një nga emrat më të komentuar...