6 humbje, 1 barazim dhe 3 fitore! Shqipëria pas Europianit, ky është ritmi i kuqezinjëve

Date:

- Advertisement -

Shqipëria e ka ulur ndjeshëm ritmin që pas kualifikimit në Europian. Kuqezinjtë i janë rikthyer rezultateve negative që pasi arritën në Gjermani.

6 humbje, 1 barazim dhe 3 fitore, këto janë statistikat e Kombëtates në ndeshjet e pas kualifikimit. Kjo tregon qartë një vetëkënaqësi të lojtarëve që e kanë ulur ndjeshëm ritmin që pas arritjes së objektivit.

Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami ishin dy lojtarët që u shfaqën para kamerave të pakënaqur pas humbjes me Republikën Çeke. Kjo pakënaqësi vinte jo vetëm prej rezultatin, por edhe prej skemave të Sylvinhos.

Daku tha se pas tij mungonte një numër “10-sh” tipik, i cili mund ta ndihmonte me topat e dytë. Një rol në të cilin luajti Qazim Laçi, por që nuk e bëri ashtu siç duhet.

Të njëjtën gjë tha dhe Nedim Bajrami, me mesfushorin tetovar që u shpreh se Daku ishte i vetëm në majë të sulmit. Bajrami shtoi se nëse ai vetë do të ishte në rolin e “10-shit” dhe jo në krah të majtë, do të kishte ndihmuar më tepër në sulm.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...