Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Date:

- Advertisement -

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja” të SPAK, është arrestuar të mërkurën 16 tetorit në Romë nga policia italiane.

Ndaj tij kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit, teksa është njoftuar Interpol Tirana.

Arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Fran e Hajdar Çopja, krerëve të grupit kriminal në Elbasan dhe në vendet evropiane, është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Paralelisht me masën e arrestit, më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

Kujtojmë se për këtë operacion nga i cili shumica e masave të sigurisë nuk u ekzekutuan dot, SPAK ka nisur hetime për dekonspirim, duke sekuestruar telefona si dhe marrë dëshmi të një sërë zyrtarëve policor, përfshirë agjentë të BKH-së e punonjës policie që ishin angazhuar për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Grupi në fjalë, ku bënin pjesë vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, akuzohen nga Prokuroria për një sërë atentatesh e vrasjesh, ndërsa ndaj tyre nisi edhe hetimi pasuror.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related