VIDEO/ Mitingu i Harris, Obama bën rap me këngën ikonë të Eminem

Date:

- Advertisement -

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama tërhoqi vëmendjen në një tubim të Kamala Harris në Detroit, teksa këndoi këngën hit të Eminem, Love Yourself.


Eminem, i rritur në Detroit, mbështet hapur kandidaten demokrate dhe dje mori pjesë në mitingun e saj, për të paraqitur në skenë Obamën. Gjatë fjalimit të tij, i cili i parapriu paraqitjes së ish presidentit amerikan, reperi tha se Harris mishëron një Amerikë ku liritë individuale do të vazhdojnë të mbrohen dhe të gjitha opinionet mund të dëgjohen.

Obama më pas doli në skenë me entuziazëm, por tha se ndihej nervoz që duhej të shfaqej pas reperit të njohur.
Më pas, për habinë e të gjithëve, ai filloi të reponte rreshtat e hapjes së këngës ikonë të reperit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related