Juventus dhe Inter, duel për Ardjan Ismajlin

Date:

- Advertisement -

Ardjan Ismajli është mbrojtësi i momentit në Serie A italiane. I përfshirë disa herë në formacionin më të mirë të kampionatit italian apo i njohur si lojtari që frenon Lukakun dhe Vlahoviç, ylli kuqezi ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdhenj.

Pas Juventusit, që interesohet prej kohësh për situatën e 28-vjeçarit, tashmë në skenë kanë hyrë edhe Interi e Napoli. Paraqitjet mbresëlënëse të Ismajlit dhe statistikat prej një mbrojtësi të madh, kanë bërë që skuadrat më të njohura italiane ta shohin si përforcim cilësor.

Kësaj i shtohet fakti që lojtarit të Kombëtares i përfundon kontrata me Empolin në fund të sezonit dhe të gjithë kërkojnë të përfitojnë. Te Interi synojnë ta afrojnë me parametër zero gjatë verës, ndërsa si kundërpërgjigje, Juventusi po mendon të paraqesë një ofertë për kapitenin e Empolit prej merkatos së janarit. (A2 Televizion)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Titullar apo jo në derbi ndaj Juventusit, Simone Inzaghi i jep fund pikëpyetjeve për Kristjan Asllanin

Në Itali e gjithë vëmendja është tek derbi mes...

Spektakël me surpriza, Burimi rrëfen jetën plot vështirësi

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme të “BBVK”, një...