Po riparonte kovën e fadromës, ky është 38-vjeçari që humbi jetën në Rrëshen

Date:

- Advertisement -

Arbër Caka është 38-vjeçari që mesditën e djeshme humbi jetën teksa rregullonte fadromën me të cilën po punonte.

Caka me origjinë nga Mirdita, ishte sipërmarrës ndërtimi dhe ditën e djeshme ishte në Rrëshen për të punuar. Por papritur kova e fadromës u dëmtua dhe ai nis të rregullonte defektin hidraulik, pa e ditur se kova do shkëputej dhe do ta zinte poshtë.

Vdekja e 38-vjeçarit ka tronditur komunitetin mirditor, familjarët dhe miqtë që e njihnin. Ata e përshkruajnë Arbërin si një njeri model, punëtor, zemërbardhë dhe i kudogjendur për familjen, miqtë e komunitetin.

Mesazhet e miqve:

Mirdita në një humbje pikëlluese. Një lajmë i trishtë dhe shokues,u mësua sot nga komuniteti Mirditor e më gjerë.Aksidenti i mori jeten menagjuesit,sipërmarrësit ndërtues Arbër Caka.Përpos moshës së re që mbetet tejet pikëlluese për familjen shoqërinë e .mbarë komunitetin.Por ,puna korrektesa dhe gjurma që le,e shënoi Arbërin si model . Dhe më shumë shtohet dhimbja por dhe respekti,pasi Arbëri sublimoj jeten në shërbim të punës dhe si model punëtori. Prehu i qetë njëri vlerash dhe virtyteve qytetare.!.

Kjo ditë e zezë na mori shokun e femijeris Arbërin ! Ishe shembulli më i mirë i një djali punëtor. Shok me cdo kend që të rrethonte, me zemër të bardhë , vlera shumë të larta dhe kobtribues për këdo në gjithë qytetin e Rrëshenit ! Humbje e madhe për të gjithë ne ! U prefsh ne paqe shoku im Të gjithë të deshëm pranë , por zoti te mori pranë vetes ! I pa harruar do mbetesh gjithmonë Arber Caka.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Anija turke me 2100 ton mbetje mbërrin në Durrës, kontejnerët me pluhur helmues të ‘Kurum’ shkak për…

Anije turke “Moliva” e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje...

VIDEO/ Marinsi i “SEALs” që vrau Bin Ladenin: Ja përse më dërguan me mision në Shqipëri ne vitin…

Robert J. O'Neill, një ish-marins i njësisë "Navy Seals"...

Pësoi lëndim gjatë stërvitjes, futbollisti shqiptar po lufton për jetën në spital

Erjon Morina futbollist i talentuar i Vushtrrisë ditë më...