Vizitorët nga Kosova braktisin Shqipërinë, 19% më pak këtë vit

Date:

- Advertisement -

Gjatë sezonit të verës dhe fillimit të vjeshtës, turizmi në Shqipëri është përballur më një ulje të ndjeshme të vizitorëve nga Kosova. Shifrat zyrtare tregojnë se në gusht numri i vizitorëve nga Kosova filloi të pësonte rënie, ndërsa në shtator u shënua një rënie prej 19.2% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Rënia u paralajmërua që në qershor nga operatorët turistikë, se rezervimet e këtij grupi ishin të ulëta teksa rritja e çmimeve në disa rajone u bë më pas virale në internet dhe sidomos zhvlerësimi i euros kanë dhënë goditjen tjetër duke pakësuar këtë prezëncë muaj pas muaji, diçka që ka kulmuar këtë shtator.

Ndonëse arsyetohet se liberalizimi i vizave ka ndikuar këtë rënie, duke bërë që qytetarët e Kosovës të eksplorojnë të tjera destinacione, rritja e çmimeve luan një rol kyç në këto shifra.

Përveç turizmit patriotik, është vënë re një ulje edhe në numrin e turistëve çekë, të cilët tradicionalisht kanë treguar interes për turizmin e organizuar në Shqipëri.

Këto faktorë kanë ndikuar në uljen e suksesit të sektorit turistik këtë sezon, pavarësisht propagandës se sektori ka njohur rritje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Aksident në Greqi, ndërrojnë jetë prindërit e Alban Bushit

Një aksident i rëndë automobilistik në Greqi i ka...

Detaje nga masakra në Shkodër/ Ja kush janë viktimat

Detaje të reja kanë dalë nga masakra e Dobraçit,...