I vëllai Hamza Lici iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, “i forti” i Shkodrës

Date:

- Advertisement -

Masakra që tronditi Shkodrën sot ka nxjerrë sërish në skenë një emër të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për Ibrahim Licin. Vëllai i tij, Hamza Lici mbeti i vrarë në atentatin e sotëm në rrethrrotullimin e ish- “5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit.

Ibrahim Lici u arrestua në 15 shkurt të këtij viti në Turqi, por gati një muaj më vonë u lirua nga qelia.

Vëllai i Ibrahimit Licit, Hamza Lici për herë të parë dhe të fundit u bë publik duke përgënjeshtruar Policinë Shqiptare se i vëllai ishte arrestuar nga autoritetet turke. Në 15 shkurt të këtij viti, Hamza Lici tha se i vëllai nuk ishte arrestuar por ishte vetëdorëzuar për të kërkuar azil.

Ibrahim Lici kërkohet nga drejtësia pas dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ngjarje për të cilën ka mohuar çdo akuzë.

Përplasja mes familjes së tij dhe familje Bajri ekspozohet në dosjen “Metamorfoza” ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e Ibrahim Licit në varrimin e Indrit Rrajës.

Në një nga komunikimet e aplikacionit Sky, që ndodhen tashmë në duart e SPAK, Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen

Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici. Më herët ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme.

Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 prilli”.

Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Mustafa është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Në gjendje të rëndë djali i ish-kandidatit për Bashkinë e Shkodrës

Në 11 tetor djali i ish-kandidatit të PD për...

Kush e donte të vrarë Hamza Licin?

Një atentat i rëndë tronditi sot lagjen Dobraç në...

Aksident në Greqi, ndërrojnë jetë prindërit e Alban Bushit

Një aksident i rëndë automobilistik në Greqi i ka...