Personi i tretë misterioz që u shfaq në një video pas atentatit me tre viktima në Shkodër, mendohet të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici.
Ai u shfaq në një video amatore të realizuar pak çaste pas atentatit ndaj vëllait të tij Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të dy viktima të breshërisë së plumbave.
Në video dallohen trupat e pajetë të kalimtarëve të pafajshëm Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha që është ende në gjendje të rëndë.
Më pas video fokusohet te makina Mercedes C-Class me targa kroate, e shkatërruar nga plumbat dhe përplasja, brenda së cilës ndoheshin shënjestrat e atentatit. Në një moment kamera e celularit filmon trupin e pajetë të Hamza Licit teksa i përhumbur në këmbë pranë tij qëndtonte personi misterioz.
Ai dyshohet të jetë Ibrahim Lici, i quajtur edhe me pseudonimin “fantazma” për shkak se për një kohë të gjatë ka arritur t’i shpëtojë forcave të rendit.
Ai i ka duart e gjakosura dhe shenja lëndimi ka edhe në fytyrë. Dyshohet se pasi i ka shpëtuar plumbave, ai ka zbritur nga makina, ka nxjerrë trupin e pajetë të vëllait të tij Hamzai, të cilin e ka shtrirë në trotuar dhe i ka ngritur bluzën për të parë ndoshta plagët.
Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse aiështë Ibrahim Lici, por siç raportohet, gjasat janë që të jetë ai.