Kylian Mbappe mbërriti këtë verë si një përforcim i madh te Real Madridi, por ai nuk po ecën aq mirë sa kishte shpresuar te klubi mbretëror.
Mediat spanjolle shkruajnë se ka pasur një “rebelim” në dhomat e zhveshjes së Realit, pasi disa nga futbollistët e këtij klubi i kanë thënë Mbappes atë që nuk e kanë pëlqyer më shumë prej tij.
Gazeta spanjolle Relevo shkruan se pas humbjes ndaj Barcelonës (0:4), disa lojtarë të Realit vendosën të rebelohen kur bëhet fjalë për Mbappe dhe t’ia bëjnë të qartë francezit se ai nuk mund të sillet kaq i painteresuar kur skuadra mbrohet.
Mbappe nuk përpiqet të ndihmojë në mbrojtje dhe rrallë kthehet në gjysmën e skuadrës së tij, gjë që shqetësoi shumë disa nga shokët e tij. Relevo shkruan se i kanë dhënë një leksion francezit dhe i kanë thënë qartë se ai duhet ta ndryshojë këtë dhe të marrë pjesë më mirë kur skuadra mbrohet, dhe jo të vëzhgojë se çfarë po ndodh nga qendra e fushës.