Marash Kumbulla do të mungojë në ndeshjet e nëntorit të Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi shqiptar u dëmtua kundër Barcelonës mbrëmjen e djeshme, në sfidën e La Liga.
Është vetë klubi i Espanyol që ka konfirmuar dëmtimin e Kumbullës. Ky dëmtim është pësuar në muskulin e brendshëm të kofshës së majtë, teksa gjendja e shqiptarit po vlerësohet.
Sipas mediave spanjolle, Kumbulla nuk do të mungojë vetëm kundër Valencias në ndeshjen e kësaj jave, por edhe gjatë pushimit të ndeshjeve të Kombëtareve. Pra, Shqipëria duhet të bëjë pa të në sfidat e nëntorit të vlefshme për Nations League.
Kujtojmë që kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të përballen me Çekinë dhe Ukrainën, sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.