Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-gruan e tij me thikë në prani të tre fëmijëve të mitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Dortmundit, ku viktima, një 28-vjeçare shqiptare, ka humbur jetën pas disa goditjeve me thikë nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeçar.
Sipas një dëshmie ekskuzive të mbërritur në JOQ Albania, autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi A.Xh., me origjinë nga Shkupi, ndërsa viktima është shtetasja S.Xh., me origjinë nga Gostivari.
Dëshmitari raporton se fëmijët e çiftit, përkatësisht të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç, kanë qenë dëshmitar të krimit makabër dhe më pas kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët duke trokitur në dyert e tyre pas ngjarjes.
28-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua në spital pasi fqinjët lajmëruan policinë dhe ambulancën. Fatkeqësisht, ajo nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra nga goditjet me thikë duke ndërruar jetë në spital.
Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Nurembergut. Sipas policisë dhe prokurorisë, ndaj tij po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa autoritetet po analizojnë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Sipas dëshmitarit i cili e njeh personalisht familjen, 33-vjeçari njihej për dhunën që ka ushtruar ndaj viktimës dhe kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.
Deshmia ekskluzive per JOQ Albania e qytetarit:
Pershendetje JOQ! Shqiptari i shkupit e ka vra ex grujen e vet dje me thik ne Dortmund te gjermanis para fmive te vet fmit kan qen 6,4 dhe 3 vjeq. Informoni popullin se qfar psikopati ka qen aj,per ma shum informmacione percjellni mediat gjermane ne Dortmund. Vrasja ka ndodh dje ne oren 18:08. Ex gruja ka qen e gostivarit me banim ne Dortmund te gjermanis. I njoh personalisht dhe dje isha ne polici 6 or dej sa u pastru rasti. I njofim familjarisht si burin dhe gruan kan qen te Shkupit shqiptar i katundit Orlanc te Komunes te Haraqines. Personi ne fjale quhet A.Xh. dhe vajza ishte e Gostivarit, e lindur ne Dortmund dhe me banim ne Dortmund, S. Xh. e ka emrin e ndjera. Vrasesi eshte kapur duke ikur ne maqedoni afer Nürnbergit ne ne Autobahn e kan kap. Ishte psikopat ka qen shum dhun ne familje ka ba. Jam njeriu i par qe ka pas aj ketu ne dortmund afer. Ja di krejt se qka ka ba per at isha ne polici 6 or dje. Ma e keqja ishte se me thik disa her e ka goditur ne pamje te femive. Gruaja ishte marre ne mbrojtje nga autoritetet gjermane dhe me gjygj ka pas leter qe zguxon 50 metra me ju afruar.