Laert Haxhiu në gjyq, drejtësia i akuzon dhe për tritolin në butikun e Noizy-t në Durrës

Date:

- Advertisement -

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë hënë dërgimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Laert Haxhiut dhe nëntë personave të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal që ai drejtonte. Sipas organit të akuzës, gjithçka ka nisur për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij dhe më pas grupi ka vepruar kundrejt pagesës.

Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej; Enriko Xhahysa janë marrë të pandehur dhe akuzohen për një sërë ngjarjesh kriminale, bashkë me Laert Haxhiun.

Në total janë 15 episode kriminale dhe njëri prej tyre lidhet me butikun e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.

Ngjarja bëri bujë dy vite më parë, kur pas një konflikti mes dy reperëve Rigels Rajku dhe Kleviol Ahmeti, ky i fundit i kërkoi mikut të tij Laert Haxhiu që të vendoste tritol në butikun e Noizyt në Durrës, sepse ai e kishte rrahur.

SPAK kopsit dosjen dhe çon per gjykim dosjen e Laert Haxhiut, 9 të pandehur dhe 15 episode kriminale
Lënda plasëse shkatërroi pjesën ballore të butikut të njohur “Illyrian” në qytetin bregdetar dhe rasti u bë shumë mediatik, për shkak se në rrjetet sociale nisi një luftë e ashpër mes Kleviol Ahmetit që njihet me pseudonimin Cllevio Serbiano dhe Rigels Rajkut, apo Noizy.

Dy vite më pas, ngjarja është dokumentuar si episod kriminal në dosjen e SPAK dhe organi i akuzës i është dërguar me kërkesë Gjykatës së Posaçme, për dënimin e personave përgjegjës, në grupin e Laert Haxhiut.

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Frikë nga tifozët, Rumania: Kujdes, mos i jepni fitoren Kosovës 0-3 në tavolinë!

Një mbrëmje e zjarrtë kjo e sotmja për shqiptarët....

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë...