“Janë lojtarë me kualitet që Shqipëria nuk i ka pasur”, Grezda këshillon Silvinjon: Jepi më shumë minuta Hoxhës dhe Muçit

Date:

- Advertisement -

Më 16 nëntor Shqipëria do të luajë përballjen e dytë me Republikën Çeke. Këtë herë në “Air Albania”. Eros Grezda ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Kombëtaren nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “A2 CNN”-in. Ish-lojtari i kuqezinjve ka këshilluar Silvinjon që t’i japë më tepër hapësirë Ernest Muçit dhe Arbër Hoxhës, të cilët ai i konsideron si futbollistë me cilësi që Shqipëria nuk i ka pasur më parë.

“Nuk besoj se Silvinjo mund të bëjë një gabim, sepse ka treguar që është një trajner i madh. Mirëpo unë do t’i sugjeroja, nëse më dëgjon, që lojtarë si Arbër Hoxha apo Ernest Muçi të kenë më shumë minuta. Janë lojtarë shumë kualitativë që Shqipëria nuk i ka pasur. Me ta Kombëtarja do të ketë edhe freski, por edhe më shumë kualitet në sulm”, është shprehur Eros Grezda./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë...

VIDEO/ Shtatzania e Sarës, deklarata e Ledrit: Një ditë para se ta merrnim vesh, jemi ndarë

Këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuari special...

“Mungesat s’do të ndihen ndaj Çekisë”, Hamdi Salihi tregon ‘sekretet’ e Sylvinhos: Ja pse nuk luajnë Uzuni dhe Muçi

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë përballë...