Masakër në Sarandë/ Hidhen dhè i ndotur dhe mbeturina aty ku turistët bëjnë plazh

Date:

- Advertisement -

Sezoni turistik në vendin tonë ka filluar zyrtarisht dhe zonat bregdetare janë mbushur me turistë të huaja dhe vendas. Epo sikur ndodh çdo herë, turistët që vijnë për të pushuar përballen edhe me çudira shqiptare. Ata që shkelin ligjin nuk druhen të shkatërrojnë edhe atë bregdet ku uji është më i pastër dhe preferohet shumë nga turistët.

Këtë mëngjes një qytetarë ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ, se persona të paautorizuar po ndotin detin. Ai shprehet se një fadromë hedh dhè të ndotur dhe mbeturina në ujë, shumë pranë bregut të detit, ku lahen pushuesit.

Sikur duket na foto, uji është ndotur dhe është bërë i kuq. Ndërsa institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit dhe Ministria e Turizmit nuk i shohin fare këto masakra që bëhen në ditën me diell. Qytetari shprehet se ky është një rast i përsëritur dhe nuk merren asnjëherë masa.

Denoncimi i qytetarit:

E kontaminuan detin duke hedh dhe të pistë dhe me plehra. Zoom te fotot e kane bo detin kuq. Ekosistemi dhe plazhi po shkatërrohet. Masa mbrojtëse 0./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related