VIDEO/ Bello: Sipërfaqja e 4 vilajeteve shqiptare në 1878-ën shkonte 131 mijë km2, nga Greqia ose Maqedonia, deri në kufi me Bosnjen

Date:

- Advertisement -

Këtë të Mërkurë në “Opinion” në Tv Klan po diskutohet për Lidhjen e Prizrenit që u themelua zyrtarisht më 10 Qershor të vitit 1878. Historiani Hasan Bello thotë se bazuar në statistikat e mbledhura, mësohet se sipërfaqja e 4 vilajeteve shqiptare në atë periudhë ishte shumë herë me e madhe se sa territori i sotëm i vendit.

VIDEO nga emisioni mbi Lidhjen e Prizrenit

Vilajetet plot 145 vjet më parë zinin afërsisht 131 mijë km2 sipërfaqe.

Hasan Bello: Mbi bazën e statistikave, sipërfaqja e katër vilajeteve shqiptare shkonte në 131 mijë km2, afërsisht.

Blendi Fevziu: 131 mijë km2?

Hasan Bello: 4 vilajetet shqiptare, ku dominonte popullsia shqiptare, se kemi dhe zona të përziera.

Blendi Fevziu: 131 mijë km2 ishte ë? Nga 40 mijë që kemi ne sot Shqipëria dhe Kosova bashkë…

Hasan Bello: Po, po! Sepse një pjesë ka mbetur në Greqi ose Maqedoni, deri në kufi me Bosnjen./tvklan.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related