VIDEO/ E frikshme, nëna e shkujdesur lë djalin e mitur të ngasë makinën: ‘Të vdes unë kush më bën xhiro’

Date:

- Advertisement -

Adrenalina që të rinjtë kanë kur janë në timon ka shkaktuar shumë aksidente, disa dhe tragjike me humbjen e shumë jetëve. Për disa klikime në Tik Tok, pakujdesisë në timon, mungesës së sinjalistikës, mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, shpesh drejtuesit e mjeteve bëhen burim aksidentesh.

Drejtimi i automjetit nga të miturit dhe rastet në rritje të fëmijëve qe shkaktojnë aksidente teksa ngasin automjete pa leje drejtimi duhet të hetohen nga Policia e cila në bashkëpunim me prindërit duhet të ndalojë këtë fenomen.

VIDEO e frikshme

Së fundmi në redaksi ka mbërritur një video dhe një mesazh i një qytetareje. Në pamje shihet se si një djalë i mitur nget makinën me nënën e tij prezentë pasagjere. Qytetarja denoncon faktin se një djalë i vogël drejton makinën duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij, por dhe të nënës e cila siç shihet edhe në story-n që ka publikuar në Instagram ndihet krenare.

“Kush me ben xhiro mua. Te vdes une sa mire e nget”, shkruan nëna e cila ka publikuar videon në Instagram.

Qytetarja denoncon:

Shifeni ketë mama si e le çunin 6 vjec te ngas makine nuk e kuptoj ju dhimbsen a s’ju dhimbsen fëmijët këtyre a jo shpërndajeni ju lutem. Kjo eshte video origjinale e ka hedh story e ema dhe Un e bera screen. Mundësisht bëjini dhe denoncim ne polici sepse keto jane burime aksidenti I ve ne rrezik femijes se vet/JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...