Deputeti i Vetëvendosjes i përgjigjet Ramës: Shqipëria e ka për detyrë të jetë krah Kosovës

Date:

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes në Kosovë, Adnan Rrustemi ka reaguar për anulimin e mbledhjes së qeverive duke thënë se Shqipëria nuk duhet të luajë rolin e neutralit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur se tani ka ardhur koha që Shqipëria ti vijë në ndihmë Kosovës duke theksuar se e ka detyrë historike.Në një deklaratë për mediet kosovare, deputeti i është drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e ka sjelljen si ndërkombëtar dhe i njëanshëm.

Ai ka shtuar se Shqipëria duhet t’a mbështesë Kosovën dhe nuk mund të bëjë rolin e arbitrit.

“Qeveria e Shqipërisë nuk e ka rolin që ta luajë ndërmjetësuesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk mund ta luajë rolin e neutralit. Këtu kërkohet ndihma e Shqipërisë, sidomos e ShqipërisëEdi Rama e ka sjelljen si ndërkombëtar, si fasilitues.

Shqipëria e ka për detyrë historike me qenë në krah të Kosovës, në ditë të vështira dhe të mira, për t’i vënë në dispozicion resurset që i ka

Shteti shqiptar dhe kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në mbështetje të Kosovës. Shqipëria është shteti amë dhe duhet ta mbështesë Kosovën, nuk mund të jetë arbitër” deklaroi Adnan Rrustemi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...